“Sulmi raketor i Iranit një mesazh i qartë për Amerikën”
Assitenti dhe këshilltari i lartë i komandantit të përgjithshëm i Sepahut ka thënë: Sulmi raketor i Sepahut kundër pozicioneve të terroristëve është një mesazh i qartë për Amerikën dhe disa vendeve të rajonit të cilët mendojnë se nëse sulmojnë Iranin, agresioni i tyre do të mbetet pa përgjigje.
Garda e Revolucionit Islamik hodhi gjashtë raketa balistike tokë-tokë në bazat e ISIS në Deir al-Zur të Sirisë të dielën, në shenjë hakmarrjeje për sulmet terroriste të dy qershorit në kryeqytetin iranian Teheran, ku u vranë të paktën 17 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë. "Operacioni i fuqishëm raketor i Gardës Revolucionare që shkatërroi qendrën komanduese të terroristëve takfiristë në Deir al-Zur të Sirisë tregoi se siguria kombëtare është një vijë e kuqe për Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit. Gjeneral major Sejed Jahja Safavi, Assitenti dhe këshilltari i lartë i komandantit të përgjithshëm i Sepahut, ka thënë: Nëse armiqtë mendojnë se forca kombëtare e Iranit është dobësuar, ata janë duke menduar gabimisht dhe askush nuk mund të cenojë interesin kombëtar të Iranit.