Kapaciteti ushtarak i Iranit në pozitë garant
Komandant Amir Ali Haxhi’zade, komandanti i forcave aeronautike të gardës revolucionare Sepah tha se kapaciteti ushtarak dhe mbrojtës i Iranit, nuk mund të krahasohet me periudhën e luftës së imponuar dhe shtoi se aktualisht ky kapacitet është garantues i gjendjes në Iran.
Amir Ali Haxhi’zade, në një intervistë të tij foli mbi kapacitetin ushtarak dhe raketor të Iranit dhe tha: Sot kushtet janë garantuese dhe armiku nuk mund të marrë vendim lehtë mbi Iranin. Vetë ata theksojnë se Irani për nga kapaciteti ushtarak renditet i shtati në botë. Fuqia ushtarake e një vendi garanton sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, sidomos përballë faktorëve kërcënues të sigurisë. Të gjithë vendet janë përkushtuar në sigurinë e tyre dhe me padyshim as edhe Republika Islamike e Iranit nuk bënë përjashtim në këtë drejtim. Siç vuri në dukje komandant Haxhi’zade, një vend që nuk ka kapacitet mbrojtës është si një trup me rruazat e bardha të gjakut të dobësuara, duke e bërë atë të pafuqishëm përballë gripit. Një herë e një kohë kapaciteti ushtarak i Iranit ndodhej në duart e konsulentëve të huaj kryesisht ata amerikanë. Mirëpo me fitoren e revolucionit islamik, fuqia mbrojtëse dhe ushtarake e Iranit u garantua nga vetë ekspertët dhe forcat iraniane. Të kesh një forcë ushtarake të fuqishme dhe të pavarur është një prej faktorëve formues të një vend dhe revolucioni islamik, i ofroi këtë mundësi Republikës Islamike të Iranit. Për të pasur një kapacitet të fuqishëm mbrojtës, është i nevojshëm ngritja e fuqisë së forcave të armatosura me pajisje të ndryshme si raketat. Një fuqi e tillë i jep çdo vend kapacitetin preventues dhe Irani islamik në sektorin mbrojtës ka arritur fuqinë preventuese në garantimin e sigurisë së vet. Përdorimi i eksperiencës dhe i dijes vendase në fushën ushtarake dhe mbrojtëse, ka mbyllur çdo rrugë të armikut për t’iu kundërvënë Iranit. Sot në industrinë e mbrojtjes dhe atë ushtarake, në Iran nuk ka armë që të mos prodhohet në vend dhe për çdo ditë e më tepër kjo industri forcohet gjithnjë e më shumë. Radarët, qendrat e kontrollit dhe komandimit, teknologjia e luftës elektronike, sistemet raketore tok-ajër dhe pajisjet e tjera ushtarake, që të gjitha janë prodhim Iranian. Siç vë në dukje komandant Haxhi’zade, sot Irani plotëson nevojat e tij edhe për pajisjet e sofistikuara dhe të ndërlikuara të raketave tokë-tokë dhe të avionëve dronë pa pilot. Kapaciteti i Iranit në pajisjet harduerë dhe softuerë për sistemin mbrojtës të vendit, e kanë kthyer Republikës Islamike të Iranit në një vend me ndikim dhe të fuqishëm në zhvillimet politike dhe ushtarake të rajonit. Irani është një vend i pavarur sidomos në sektorin politik dhe atë ushtarake dhe armiqësia e vazhdueshme e Amerikës me Republikën Islamike të Iranit, është pikërisht për këtë arsye. Ashtu siç theksoi komandanti i forcave të aeronautikës së gardës revolucionare Sepah, armiqtë duan që Irani të çarmatoset dhe të mos ketë fuqinë reaguese dhe fuqinë e garantimit të sigurisë së vendit. Kapacitetet raketor i Iranit, është kulmi i fuqisë preventuese dhe garantuese të vendit. Përgjigjja që Irani dhe garda revolucionare Sepah u dha terroristëve të mbështetur nga regjimi Al Saud, sionistët dhe Amerika në Siri, pas sulmeve terroriste të 7 qershorit në Teheran, dëshmoi për ngritjen e kapacitetit ushtarak të Iranit. Kjo përgjigje gjithashtu ishte një mesazh për armiqtë e kombit dhe të sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Sa i përket kësaj, Fejsal Megdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë, dy ditë më parë duke folur mbi sulmin raketor të Sepahut kundër bastioneve të ISIS në Dejrul Zur tha: Ky sulm u krye në një kohë të përshtatshme dhe ai u dha një mesazh të qartë mbështetësve të terrorizmit, sidomos Amerikës, Arabisë Saudite dhe Izraelit.