Qershor 25, 2017 17:06 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit të hënën viziton Gjermaninë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit nesër (të hënën) fillon turneun e tij në Evropë ku do të takohet me funksionarët e lartë të Gjermanisë dhe të Italisë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi z. Muhamed Xhavad Zarif këto vizita i zhvillon në kuadër të marrëdhënieve bilaterale dhe kontakteve me funksionarët e Gjermanisë dhe të Italisë". Gjatë këtyre takimeve do të diskutohen rrugët për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve në sfera të ndryshme politike dhe ekonomike mes Iranit me Gjermaninë dhe Italinë. Z. Zarif gjatë takimeve me funksionarët e Gjermanisë dhe të Italisë do të diskutojë edhe në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare duke përfshirë zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Tags