Mosbashkëpunimi i vendeve, mund të krijojë hapësirë për më shumë terrorizëm
Kreu i këshillit për marrëdhëniet strategjike me jashtë të Iranit, ka thënë se mosbashkëpunimi vendeve në luftën kundër terrorizmit, mund të krijojë më shumë hapësirë për këtë fenomen.
Kamal Kharazi, i pranishëm në Asamblenë Botërore të Paqes që zhvillon punimet në Pekin të Kinës, kritikoi të ashtuquajturin koalicion kundër terrorizmit dhe tha se vendet evropiane dhe Amerika, mbështesin Arabinë Saudite dhe Emiratet që janë themeluesit e grupeve terroriste me qëllim që të rrëzojnë qeveritë legjitime të Irakut dhe të Sirisë. Sa i përket fenomeneve që kanë ndikuar në paqen ndërkombëtare përgjatë dekadave të kaluara Kharazi tha: Pavarësia e vendeve nga kolonizatorët, ardhja në pushtet e qeverive diktatoriale, rrëzimi i sistemit dypolar në botë dhe fenomeni i globalizimit, kanë ndikuar në sigurinë ndërkombëtare në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se fuqitë e mëdha me zgjerimin e rrjeteve sociale dhe rrjeteve të shërbimeve informative dhe komunikacionit mundohen të influencojnë në kulturën e vendeve të tjera dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek shoqëritë e vendeve të tjera dhe për pasojë përhapjen e grupeve radikale dhe takfiriste. Republika Islamike e Iranit e cila vetë është viktimë e terrorizmit dhe pak ditë më parë është sulmuar nga grupi terrorist takfirist ISIS, për të luftuar seriozisht terrorizmin është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha vendet e tjera të botës, tha në fjalën e tij z. Kharazi.