Urime festa e Fitër Bajramit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54076-urime_festa_e_fitër_bajramit
Në Republikën Islamike të Iranit, sot (e hënë) më 1 shaval 1438 hixhri kameri, kremtohet festa e madhe e Fitër Bajramit.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Qershor 26, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Urime festa e Fitër Bajramit

Në Republikën Islamike të Iranit, sot (e hënë) më 1 shaval 1438 hixhri kameri, kremtohet festa e madhe e Fitër Bajramit.

Sot në mëngjes, miliona besimtarë iranianë morën pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit që u drejtua nga Ajetullah Ali Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit. Festa e Fitër Bajramit është një nga festat më të mëdha të myslimanëve të botës, të cilët pas një muaji agjërimi dhe adhurimi për hir të Zotit të Madhërishëm, pastruan shpirtrat e tyre dhe forcuan besimin. Me rastin e kësaj festë të madhe, RTV i Republikës Islamike të Iranit u uron të gjithë myslimanëve të botës gëzuar Fitër Bajramin.