Ajetollah Khamenei: Çështjet e vendeve islamike, plagë për trupin e botës islame
(last modified Mon, 26 Jun 2017 11:31:57 GMT )
Qershor 26, 2017 13:31 Europe/Tirane
  • Ajetollah Khamenei: Çështjet e vendeve islamike, plagë për trupin e botës islame

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi se çështja e Jemenit, Bahrejnit dhe e vendeve të tjera islame, janë plagë të rënda për trupin e botës islame.

Ajetollah Khamenei në hytben e namazit të Fiter Bajramit, deklaroi: Bota Islame, haptazi duhet të mbështesë popullin jemenas, si dhe të dënojnë ata shtypës dhe të padrejtë që kanë kryer agresion ndaj popullit jemenas në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Kombi iranian mund të mbështesë këtë lëvizje të botës islame dhe të mbështesë popujt e Jemenit, Bahrejnit dhe Kashmirit. Lideri suprem vuri në dukje se Irani qartazi shpreh qëndrimet e tij ndaj agresorëve dhe armiqve dhe tha: Bota islame dhe në veçanti klerikët dhe mendimtarët duhet të ndjekin po këtë metodë edhe në të tjerët mërziten. Ajetollah Khamenei duke folur mbi pozitën e lartë të kombit iranian tha: Marshimi madhështor në ditën e Kodsit, ishte një eveniment shumë i madh dhe historik dhe krenari për historinë e popullit iranian. Lideri suprem organizimin madhështor të zgjedhjeve dhe sulmin e fuqishëm të Sepahut kundër armiqve, i cilësoi rezerva të vlefshme të shoqërisë dhe burime shprese dhe krenarie për kombin.

 

Tags