Zarif: Bashkëpunimi bankar, temë kryesore e bisedimeve me funksionarët e Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54106-zarif_bashkëpunimi_bankar_temë_kryesore_e_bisedimeve_me_funksionarët_e_gjermanisë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se në takim me Wolfgang Schauble, ministrin e financave të Gjermanisë, është diskutuar në lidhje me bashkëpunimet e gjera bankare, sidomos në lidhje me bashkëpunimin e bankave të mëdha të Gjermanisë me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2017 09:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Bashkëpunimi bankar, temë kryesore e bisedimeve me funksionarët e Gjermanisë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se në takim me Wolfgang Schauble, ministrin e financave të Gjermanisë, është diskutuar në lidhje me bashkëpunimet e gjera bankare, sidomos në lidhje me bashkëpunimin e bankave të mëdha të Gjermanisë me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili me ftesë zyrtare të Sigmar Gabriel, ministrit të jashtëm të Gjermanisë ka shkuar për një vizitë në Gjermani për të marrë pjesë në hapjen e takimit vjetor të Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme të Evropës, deklaroi: "Në këtë takim do të diskutohet në lidhje me situatën në rajon dhe mënyrën e bashkëpunimit të Iranit dhe Evropës për të çuar përpara stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe për të vazhduar luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit". Zarif në vazhdim vuri në dukje takimet e tij Frank-Walter Steinmeier, presidentin e Gjermanisë, si dhe me disa ministra të tjerë të kabinetit gjerman dhe deklaroi: "Kompanitë e mëdha gjermane janë shumë të interesuar për të marrë pjesë në tregun e Iranit dhe për të investuar në këtë treg". Zarif në vazhdim tha: "Duke marrë parasysh kushtet e mira të marrëdhënieve bilaterale dhe nevojën për bashkëpunime më të gjera të Evropës dhe Iranit në kuadër të zbatimit të marrëveshjes bërthamore Iran-Grupi 5+1, të dy palët kanë nevojë për kontakte dhe bashkëbisedime më të gjera.