Larixhani arriti në Seul të Koresë Jugore
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit arriti në Seul, kryeqytetin e Koresë Jugore për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të "Euro-Azisë".
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se z. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të martën (sot) në mëngjes pas arritjes në aeroportin e Seulit, u prit nga Çun Xhung Bae, kryetari i grupit të miqësisë parlamentare të Koresë Jugore dhe Iranit. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit gjatë kësaj vizite përveç pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare të "Euro-Azisë", do të takohet dhe bisedojë me funksionarë dhe krerë të parlamenteve të vendeve të ndryshme. Z. Ali Larixhani, gjithashtu, do të zhvillojë takime edhe me funksionarët e Koresë Jugore ku do të bisedojë për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit para këtij udhëtimi në një konferencë për shtyp, deklaroi: "Rajoni i Euro-Azisë për shkak se posedon rezerva të mëdha të energjisë dhe potencialeve të mëdha të tjera, ka rëndësi të madhe për zhvillimin dhe progresin e popujve dhe vendeve të tjera dhe në rrethanat e sotshme ndërkombëtare këto potenciale janë shumë të dobishme dhe të rëndësishme për organizatat rajonale dhe ndërkombëtare".