Zarif: Irani partner i besueshëm për prodhimin e përbashkët me Gjermaninë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike Teheran-Berlin dhe deklaroi se Irani mund të jetë një partner i besueshëm për prodhimin e përbashkët të produkteve me Gjermaninë dhe eksportin e tyre në vendet e rajonit, sidomos në Azinë qendrore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në takim me Brigitte Zypries, ministrja e ekonomisë së Gjermanisë, vuri në dukje marrëdhëniet historike dhe të mira mes të dy vendeve dhe deklaroi: "Mes tregtarëve iranianë dhe tregtarëve gjermanë ekziston një besim reciprok. Bashkëpunimet bankare janë një prej rrugëve dhe faktorëve me ndikim për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Iranit dhe Gjermanisë". Nga ana e saj, ministrja e ekonomisë së Gjermanisë në këtë takim kërkoi zgjerimin sa më të madh të marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Gjermanisë dhe shtoi: "Kompania e siguracioneve të eksportit të Gjermanisë e quajtur "Hermes" është e interesuar për sigurimin e projekteve investuese të Gjermanisë në Iran, sidomos në sektorin e energjisë dhe të energjisë elektrike". Ministrja e ekonomisë së Gjermanisë në vazhdim tha se Berlini synon forcimin e marrëdhënieve bankare me Teheranin dhe theksoi: "Gjermania është e interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve të saj me Iranin në të gjitha nivelet politike dhe ekonomike".