Irani dhe Rusia të angazhuar në një luftë reale kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54176-irani_dhe_rusia_të_angazhuar_në_një_luftë_reale_kundër_terrorizmit
Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani deklaroi se Republika Islamike e Iranit dhe Rusia janë të angazhuar në një "luftë" të vërtetë kundër terrorizmit, në kundërshtim me disa vende të tjera, që vetëm sa pretendojnë se luftojnë  këtë fenomen të shëmtuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 27, 2017 20:22 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia të angazhuar në një luftë reale kundër terrorizmit

Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani deklaroi se Republika Islamike e Iranit dhe Rusia janë të angazhuar në një "luftë" të vërtetë kundër terrorizmit, në kundërshtim me disa vende të tjera, që vetëm sa pretendojnë se luftojnë  këtë fenomen të shëmtuar.

"Irani dhe Rusia kanë një përvojë të suksesshme në luftën kundër terrorizmit", tha Larixhani  të martën në një takim me Kryetarin e Dumës së Shtetit të Rusisë Vjaceslav Volodin në kryeqytetin e Koresë së Jugut të Seul. Ai shtoi se Teherani dhe Moska kishin arritur të marrin "masa pozitive" për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Siri përmes qasjeve politike, veçanërisht përmes procesit të bisedimeve të Astana. Larixhani më tej vuri në dukje problemin "shumë të komplikuar" dhe "katastrofën njerëzore" në Jemen dhe tha: "Ne mendojmë se sauditët kanë bërë një gabim strategjik rreth çështjes së Jemenit". Duke kryesuar një delegacion parlamentar iranian, Larixhani mbërriti në Seul të hënën për të marrë pjesë në një konferencë treditore të krerëve parlamentarë nga 25 vende aziatike dhe evropiane. Volodin, nga ana e tij, tha se Irani dhe Rusia kanë pasur bashkëpunim të mirë në fushatën kundër terrorizmit dhe promovuan sigurinë ndërkombëtare. Ai ftoi Larixhanin për një vizitë në Moskë, duke thënë se parlamentet e Iranit dhe Rusisë duhet të vazhdojnë hartimin e planeve për të luftuar terrorizmin. Kryetari i Dumës ruse u bëri thirrje gjithashtu parlamenteve të vendeve aziatike dhe evropiane që t'i kushtojnë vëmendje më serioze krizës siriane.