Irani reagon ndaj verdiktit të Gjykatës së Lartë të Amerikës kundër emigracionit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54194-irani_reagon_ndaj_verdiktit_të_gjykatës_së_lartë_të_amerikës_kundër_emigracionit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi ndaj verdiktit kundër emigracionit të lëshuar nga Gjykata e Lartë e Amerikës dhe deklaroi se Uashingtoni për arsye të shkurtpamësisë tregtare, ka mbyllur sytë ndaj shkaktarëve kryesore të sulmeve terroriste në Amerikë dhe në mënyrë të hapur po jep adresë të gabuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 28, 2017 03:18 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj verdiktit të Gjykatës së Lartë të Amerikës kundër emigracionit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi ndaj verdiktit kundër emigracionit të lëshuar nga Gjykata e Lartë e Amerikës dhe deklaroi se Uashingtoni për arsye të shkurtpamësisë tregtare, ka mbyllur sytë ndaj shkaktarëve kryesore të sulmeve terroriste në Amerikë dhe në mënyrë të hapur po jep adresë të gabuar.

Gjykata e Lartë e Amerikës të hënën e ka lejuar Donald Trump, presidentin e Amerikës, që të zbatojë disa pjesë të dekretit të tij kundër emigracionit qëllimi i të cilit është kufizimi i hyrjes në Amerikë të shtetasve të gjashtë vendeve myslimane Iranit, Sirisë, Jemenit, Somalisë, Libisë dhe Sudanit. Trump në muajin janar dhe mars 2017 me pretendimin e luftës kundër terrorizmit, ka lëshuar dekrete kundër emigracionit të bazuar në ndalimin e hyrjes së shtetasve të gjashtë vendeve islame në territorin e Amerikës. Shumë ekspertë kanë bindje se çështje me rëndësi në dekretet kundër emigracionit të lëshuar nga Trump, është mospërmendja e Arabisë Saudite dhe vendeve aleate të Riadit dhe Uashingtonit të cilat janë mbështetësit kryesorë të terroristëve në rajonin e Lindjes së Mesme. Trump së fundi gjatë vizitës në Arabinë Saudite ka nënshkruar kontrata me qindra miliarda dollarë me këtë vend.  Bahram Kasemi të mërkurën në mëngjes deklaroi se ky vendim i Gjykatës së Lartë të Amerikës tregon trajtimin diskriminues të Uashingtonit ndaj myslimanëve. Në kohën kur shumica e myslimanëve me qëndrim në Amerikë dhe e myslimanëve të cilët kanë shkuar në këtë vend si iranianët, ndjekin një kulturë paqësore, tolerante dhe larg çfarëdo lloj ekstremizmi dhe dhune sepse këto janë karakteristika të vendit të tyre. Mirëpo qëndrimi i Amerikës ndaj tyre gjithnjë ka qenë i shoqëruar me dyshime, nënçmim, poshtërim dhe ofendim,- tha ndër të tjera z. Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.