Larixhani: Populli i Afganistanit ka aftësi për të luftuar kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54198-larixhani_populli_i_afganistanit_ka_aftësi_për_të_luftuar_kundër_terroristëve
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se prania e forcave ushtarake të huaja në Afganistan me pretekst të garantimit të sigurisë së këtij vendi, është e panevojshme, sepse populli i Afganistanit ka aftësi të duhur për të luftuar kundër terrorizmit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 28, 2017 07:55 Europe/Tirane
  • Larixhani: Populli i Afganistanit ka aftësi për të luftuar kundër terroristëve

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se prania e forcave ushtarake të huaja në Afganistan me pretekst të garantimit të sigurisë së këtij vendi, është e panevojshme, sepse populli i Afganistanit ka aftësi të duhur për të luftuar kundër terrorizmit.

Z. Ali Larixhani të martën në takim me Abdurrauf Ibrahimi, kryetarin e Parlamentit të Afganistanit që u zhvillua gjatë punimeve të konferencës së krerëve të parlamenteve të Euro-Azisë në Seul të Koresë Jugore, theksoi se prania e forcave të huaja në Afganistan pengon progresin dhe zhvillimin e këtij vendi. Aleanca Veri-Atlantike (NATO) nuk ka seriozitetin e mjaftueshëm për të luftuar kundër terroristëve në Afganistan, prandaj Republika Islamike e Iranit nuk do të kursejë kurrfarë ndihme për të ndihmuar qeverinë e Afganistanit në luftën kundër terrorizmit,- shtoi z. Larixhani. Nga ana e tij Abdurrauf Ibrahimi në këtë takim theksoi se Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka qëndruar përkrah Afganistanit dhe deklaroi se Kabuli është serioz në luftën kundër terrorizmit.