Vizita e Zarit në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54258-vizita_e_zarit_në_francë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, sot do të niset për në Francë për të diskutuar me funksionarët e lartë të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • Vizita e Zarit në Francë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, sot do të niset për në Francë për të diskutuar me funksionarët e lartë të këtij vendi.

Temë e bisedimeve në takimet e Zarif me zyrtarët francezë do të jenë çështjet bilaterale, zhvillime në rajon dhe ato ndërkombëtare. Për momentin Zarif ndodhet në Itali  ku ka pasur takime me Laura Boldrini kryetare e parlamentit, Polo Gentiloni kryeministër dhe Angelino Alfana ministër i jashtëm. Me ta ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit diskutoi për çështje bilaterale, zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe për çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.