Larixhani: Tregu i Iranit ka potenciale të përshtatshme për investime të huaja
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54276-larixhani_tregu_i_iranit_ka_potenciale_të_përshtatshme_për_investime_të_huaja
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se tregu i Iranit ka potenciale të përshtatshme për investime të huaja dhe Parlamenti i Iranit mbështet investimet e huaja në sektorët e ndryshëm.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 29, 2017 08:34 Europe/Tirane
  • Larixhani: Tregu i Iranit ka potenciale të përshtatshme për investime të huaja

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se tregu i Iranit ka potenciale të përshtatshme për investime të huaja dhe Parlamenti i Iranit mbështet investimet e huaja në sektorët e ndryshëm.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të enjten në një takim pune me drejtuesit e kompanive të mëdha të Koresë Jugore në Seul, deklaroi: "Nafta, gazi, ndërtimi i rrugëve, transporti, ambienti, energjia e pastër, petrokimia dhe industritë e tjera në Iran janë sektorë me potenciale të gatshëm për investime të huaja". Z. Larixhani vuri në dukje lehtësimet në vlerë 8 miliardë euro të qeverisë së Koresë Jugore për mbështetjen e kompanive investuese në Iran dhe shtoi: "Shkëmbimet bankare mes Iranit dhe Koresë Jugore, gjithashtu mund të kryhen me lehtësi dhe pa kurrfarë problemi".