Zaif: Irani dhe Franca dëshirojnë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54316-zaif_irani_dhe_franca_dëshirojnë_zgjerimin_e_marrëdhënieve_dypalëshe
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif, i cili po qëndron për një vizitë në Paris, tha se tani pas zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe Francës të dy vendet kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të zgjeruar nivelin e marrëdhënieve dypalëshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 29, 2017 15:43 Europe/Tirane
  • Zaif: Irani dhe Franca dëshirojnë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif, i cili po qëndron për një vizitë në Paris, tha se tani pas zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe Francës të dy vendet kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të zgjeruar nivelin e marrëdhënieve dypalëshe.

Zarif i bëri këto komente pas arritjes së tij në Aeroportin Charles de Gaulle në Paris të enjten. Që nga rizgjedhja e presidentit iranian Hasan Ruhani, presidentët e dy vendeve kanë zhvilluar disa biseda telefonike, të cilat janë të pashembullta gjatë kësaj periudhe të shkurtër, shtoi ai. Ky është një tregues i marrëdhënieve të ngrohta të Iranit e Francës që do të hapin rrugën për zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, shtoi Zarif. Ai e përshkroi Francën si partner të ngushtë ekonomik të Iranit pas marrëveshjes historike bërthamore të arritur midis Iranit dhe grupit 5+1 (SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania plus Gjermania). Zarif tha se do të diskutojë çështjet kyçe rajonale dhe ndërkombëtare gjatë takimeve të tij me zyrtarët më të lartë të Francës. Ai shtoi se Irani dhe Franca kanë pikëpamje të ngushta për disa çështje rajonale, në veçanti  për sigurinë e Gjirit Persik. Zarif përsëriti se të dy vendet besojnë se negociatat janë mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.