Zarif takohet me presidentin e Francës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54336-zarif_takohet_me_presidentin_e_francës
Ministri i punëve të jashtme të Iranit të premten është takuar dhe ka biseduar me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, në pallatin Elize në Paris.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2017 07:11 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me presidentin e Francës

Ministri i punëve të jashtme të Iranit të premten është takuar dhe ka biseduar me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, në pallatin Elize në Paris.

Z. Muhamed Xhavad Zarif të hënë ka filluar turneun e tij evropian për zhvillimin e takimeve dypalëshe dhe për të marrë pjesë në takimin vjetor të Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të Evropës (ECFR). Ministri i punëve ët jashtme në Gjermani është takuar dhe ka biseduar me funksionarë të lartë të shtetit gjerman.  Zarif para se të udhëtojë në Francë, ka zhvilluar një vizitë edhe në Itali ku është takuar me funksionarët më të lartë të këtij vendi. Ministri i jashtëm iranian gjatë vizitës në Paris do të takohet edhe me Jean-Yves Le Drian, ministrin e jashtëm të Francës dhe me Gerard Larcher, kryetarin e Senatit të Francës me të cilët do të bisedojë në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes të dy vendeve.