Irani vazhdon të prijë në zhvillimin shkencor në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54420-irani_vazhdon_të_prijë_në_zhvillimin_shkencor_në_botë
Shefi i departamentit për referenca shkencore të botës islame (ISC) deklaroi se Iran me 19% të rritjes sasiore të prodhimit të shkencës, vazhdon të prijë në zhvillimin e shkencor në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2017 09:07 Europe/Tirane
  • Irani vazhdon të prijë në zhvillimin shkencor në botë

Shefi i departamentit për referenca shkencore të botës islame (ISC) deklaroi se Iran me 19% të rritjes sasiore të prodhimit të shkencës, vazhdon të prijë në zhvillimin e shkencor në botë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Dehkani, Shefi i departamentit për referenca shkencore të botës islame (ISC), tha: "Sispas informacioneve të faqes së internetit " Information Sciences Institute " (I.S.I), zhvillimi sasior i shkencës në Iran në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015, ka arritur në 19% dhe në bazë të kësaj, Irani vazhdon të mbajë vendin e parë në botë për zhvillimin sasior të prodhimit të shkencës. Sasia e zhvillimit të shkencës në Iran në vitin 2015, ka qenë 38332 raste dhe kjo shifër në vitin 2016 ka shkuar në 45560 raste". Ai shtoi: "Pas Republikës Islamike të Iranit radhitën vendet si Rusia, Polonia, India, Kina, Turqia, Suedia, Skocia, Australia, Austria dhe Danimarka me rritjen më të madhe sasiore të prodhimit të shkencës.