Fillon takimi i nëntë i Radiotelevizioneve të vendeve islame në Mashhad
Takimi i nëntë të Radiontelevizioneve të vendeve islame filloi punimet e tij në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit me pjesëmarrjen e 600 të ftuarve iranian dhe të huaj nga 230 kanale televizive nga 36 vende të botës.
Hoxhetul-islam Ali Kerimian, sekretari i përgjithshëm i Unionit të Radiotelevizioneve Islame sot në mëngjes në ceremoninë e hapjes së takimit të nëntë të Radiontelevizioneve të vendeve islame, deklaroi: "Duke marrë parasysh zgjedhjen e qytetit Mashhad si kryeqytet kulturor të botës islame për vitin 2017, ky union ka caktuar Mashhadin si vend për zhvillimin e këtij takimi". Hoxhetul-islam Ali Kerimian shtoi: "Takimi i nëntë i Radiontelevizioneve të vendeve islame zhvillohet me strategjinë për prezantimin e potencialeve të Mashhadit për botën islame me moton "Mashahdu-Rida, zanafillë e unitetit dhe civilizimit islam". Sekretari i përgjithshëm i Unionit të Radiotelevizioneve Islame shtoi: "Organizimi i tregut të shtatë të filmit islamik, organizimi i panairit të gjashtë për pajisje dhe teknologji mediale, zgjedhja e kanalit më të mirë islam, zgjedhja e producentit më të mirë të filmit në botën islam dhe transmetimi i filmave dokumentar rreth Irakut, Sirisë, Libanit dhe Jemenit, janë programe të tjera të takimit të nëntë të Unionit të Radiotelevizioneve Islame."