Pjesëmarrja e AAP në takimin e Monafekin, tradhti ndaj popullit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54550-pjesëmarrja_e_aap_në_takimin_e_monafekin_tradhti_ndaj_popullit_palestinez
Koalicioni i grupeve palestineze të rezistencës në Siri, duke dënuar praninë e delegacionit të Autoritetit Autonom Palestinez (AAP) në takimin vjetor të grupit terrorist Monafekin në Paris, e ka quajtur këtë veprim tradhti ndaj popullit palestinez.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 02, 2017 18:47 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrja e AAP në takimin e Monafekin, tradhti ndaj popullit palestinez

Koalicioni i grupeve palestineze të rezistencës në Siri, duke dënuar praninë e delegacionit të Autoritetit Autonom Palestinez (AAP) në takimin vjetor të grupit terrorist Monafekin në Paris, e ka quajtur këtë veprim tradhti ndaj popullit palestinez.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, në deklaratën e koalicionit të grupeve të rezistencës palestineze në Siri, duke e vlerësuar si të jashtëzakonshme mbështetjet e RII për rezistencën dhe të drejtat legjitime të popullit palestinez, thuhet: Pjesëmarrja e delegacionit palestinez në takimin e grupit terrorist Monafekin është tradhti ndaj parimeve dhe vlerave të dy popujve, atij palestinez dhe iranian. Në këtë deklaratë thuhet: Irani sot është njëri ndër vendet që më së shumti nderon dhe vlerëson flamurin palestinez, derisa qeveritë arabe me në krye Arabinë Saudite janë bërë pjesë e komploteve ndaj popullit palestinez dhe bashkëpunëtore të regjimit sionist. Konferenca vjetore e Organizatës Muxhahedine Khalk e cila më parë ishte anuluar, me presionet e Arabisë Saudite dhe të regjimit të Izraelit u organizua në Paris të Francës me pjesëmarrjen e disa politikanëve amerikan dhe disa opozitarëve sirianë të diasporës duke paraqitur pretendimet e pabaza dhe të përsëritshme.