Grupi terrorist Monafekin, më i keq se ISIS
Sekretari për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit duke folur në lidhje me takimin e grupit terrorist MEK në Paris të Francës, deklaroi se dhuna e këtij grupi terrorist është më e keqe se ajo e grupit terrorist ISIS.
Takimi vjetor i grupit terrorist Organizata Muxhahedine Khalk (Monafekin) u organizua të shtunën me pjesëmarrjen e disa politikanëve të njohur të Amerikës, Arabisë Saudite dhe disa krerëve të grupeve terroriste që veprojnë në Lindjen e Mesme. Muxhahedine Khalk me mbështetjen e Amerikës, Izraelit dhe Anglisë gjatë veprimeve terroriste, ka vrarë rreth 17 mijë civilë iranianë. Muhamed Xhavad Larixhani, sekretari i shtabit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit, të dielën në mbrëmje në një intervistë speciale me kanalin 2 të RTV të Iranit, deklaroi: "Mbështetja e gjerë e perëndimorëve ndaj grupit terrorist Muxhahedine Khalk i ka dhënë guxim këtij grupi që të kryejë shumë komplote dhe sulme terroriste kundër popullit iranian". Z. Larixhani organizimin e takimit vjetor të organizatës Muxhahedine Khalk në Paris me mbështetjen e vendeve evropiane dhe të Amerikës, e quajti ofendim i hapur ndaj popullit të Iranit dhe shtoi: "Organizimi i këtij takimi në Paris është njollë e zezë në sjelljen e Francës ndaj popullit të Iranit". Shefi i shtabit për të drejtat e njeriut në Iran në vazhdim vuri në dukje deklaratat e Rex Tillerson, shefit të DASH, për ndryshimin e sistemit shtetëror në Iran në mënyrë paqësore dhe tha: "Ajo çfarë amerikanët po e paraqesin si strategji të re për ndryshimin paqësor të sistemit në Iran, ka natyrë terroriste". Larixhani në vazhdim theksoi: "Perëndimorët janë të shqetësuar nga urdhri i liderit suprem të Revolucionit Islamik "Veprim sipas Zgjedhjes", për arsye se ata e dinë që kjo është doktrina për të kontrolluar trazirat të cilat i kanë programuar perëndimorët në Iran". Shefi i shtabit për të drejtat e njeriut në Iran në fund tha se armiqësia e evropianëve dhe e amerikanëve me Republikën Islamike të Iranit nuk ka dallim shumë të madh nga njëra-tjetra dhe mund të thuhet se arsyeja e armiqësive të perëndimorëve ndaj Iranit është rezistenca përball agresionit, plaçkitjes dhe krimeve të tyre ndaj popullit iranian.