Irani zgjeron bashkëpunimin me Japoninë në fushën e petrokimisë
Korrik 05, 2017 03:34 Europe/Tirane
Kompania iraniane e rafinerisë së gazit në Gjirin Persik dhe kompania Hitachi e Japonisë, ditën e martë arritën një marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e gazit dhe marrjen e kompresorëve dhe sistemeve VRU të cilat përdoren në rezervat e gazit në depozitat Mahshahr.
Palët në këtë marrëveshje kanë arritur akordin për të prodhuar 48 milion metër kub gaz të lëngshëm dhe të pastër. Ditë më parë Irani nënshkroi një marrëveshje me kompaninë franceze të naftës Total në vlerë 4.8 miliard dollarë për zgjerimin e fushës së gazit Parsi i Jugut.
Tags