Xhaberi Ansari dhe De Mistura bisedojnë në Astana rreth krizës në Siri
Husejn Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe shefi i delegacionit iranian në negociatat për krizën në Siri që po zhvillohen në Astana të Kazakistanit, është takuar dhe ka biseduar me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë.
Xhaberi Ansari dhe De Mistura të martën në Astana kanë diskutuar zhvillimet më të fundit në procesin e paqes në Gjenevë dhe Astana në fushën e bisedimeve mes palëve siriane, vendosjen e armëpushimit, ndërprerjen e dhunës dhe në lidhje me veprimet praktike për vendosjen e paqes në Siri. Xhaberi Ansari dhe De Mistura duke theksuar në këtë se dy proceset e negociatave në Astana dhe Gjenevë janë plotësues i njëri tjetrit, kanë vlerësuar pozitivisht rezultatet e arritur më parë në kuadër të këtyre dy proceseve të negociatave. Negociatori i lartë iranian në negociatat e Astanasë në vazhdim theksoi rolin e OKB në fushën e ndihmave teknike për krijimin e kushteve për arritjen e marrëveshjes për zonat për reduktimin e tensioneve në Siri dhe në ndihmën ndaj bisedimeve rreth krizës siriane me qëllim fillimin e procesit të kompromisit kombëtar. Stefan De Mistura, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB, duke deklaruar mbështetjen ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në kuadër të negociatave të Astanas, kërkoi shtimin e rolit të Republikës Islamike të Iranit për të ndihmuar përpjekjet e OKB në kuadër të bisedimeve të Gjenevës. Vlen të theksohet se raundi i pestë i negociatave të Astanasë ka filluar të martën me pjesëmarrjen e delegacioneve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, përfaqësuesit e qeverisë së Sirisë dhe të opozitarëve sirianë në kryeqytetin e Kazakistanit.