Irani tetë miliardë dollarë të ardhura në sektorin e turizmit
Drejtori i përgjithshëm i hoteleve të turizmit në Iran deklaroi se Organizata Botërore e Turizmit ka vlerësuar se Iranit gjatë vitit 2016, ka siguruar të 8 miliardë dollarë të ardhura nga sektori i turizmit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mehrdad Tautli, drejtori i përgjithshëm i hoteleve të turizmit në Iran, të mërkurën në një konferencë për gazetarë, tha: "Irani në sektorin e turizmit ka potenciale shumë të mira dhe vitin e kaluar mbi 800 mijë turist të huaj kanë vizituar vendet turistike të Iranit. Irani nga aspekti i vendeve historike dhe natyrore është në mesin e dhjetë vendeve më të mira të botës, ndërsa nga aspekti i llojeve të bimëve dhe gjallesave të rralla, është në mesin e pesë vendeve më të mira në nivel të botës". Drejtori i përgjithshëm i hoteleve të turizmit në Iran në vazhdim theksoi se pjesëmarrja në panairet ndërkombëtare për prezantimin e vendeve turistike të Iranit, organizimi i grupeve turistike me çmim të lirë dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve ndaj turistëve, janë disa prej programeve të mira për tërheqjen e turistëve.