Admiral Fadavi: Interesat e SHBA në rajon janë rrezikuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54792-admiral_fadavi_interesat_e_shba_në_rajon_janë_rrezikuar
Komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike Sepah tha: "Revolucioni Islamik i Iranit ka bërë që kombet të zgjohen dhe të rrezikojnë interesat e Shteteve të Bashkuara në rajon".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 06, 2017 07:04 Europe/Tirane
  • Admiral Fadavi: Interesat e SHBA në rajon janë rrezikuar

Komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike Sepah tha: "Revolucioni Islamik i Iranit ka bërë që kombet të zgjohen dhe të rrezikojnë interesat e Shteteve të Bashkuara në rajon".

Komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike në një ceremoni në Mashhad, në verilindje të Iranit, tha: "Armiqtë në një betejë të tërthortë me Iranin synonin të përmbysnin qeverinë legjitime të Sirisë, por pas disa viteve të vuajtjes, ata humbjen e tyre në e lidhin me Iranin. Admirali Fadavi tha se të gjitha fitoret e Iranit në rajon janë rezultat i përpjekjeve të ushtarëve dhe luftëtarëve të Islamit dhe theksoi se pas fitores së Revolucionit Islamik armiku brenda në Iran luftoi kundër revolucionit për vite, por tani kjo luftë është mijëra kilometra larg kufijve të Iranit dhe kjo tregon fuqinë ushtarake të Iranit. Komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike Sepah gjithashtu iu referua tetë viteve të luftës së imponuar kundër Iranit, duke thënë se arsyeja që armiqtë në këtë luftë u përpoqën ta shmangnin fituesin dhe humbësin ishe se çdo viktimë nga Irani ose Iraku ishte në interes të armiqve.