Larixhani: Irani miraton politikë korrekte kundër terrorizmit
Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani tha se Irani ka miratuar një qasje korrekte kundër terrorizmit në rajon.
Duke folur në një ceremoni lokale të enjten në mbrëmje në qytetin Fuman në veri të Iranit, Larixhani vuri në dukje se nëse Irani nuk i kishte ndihmuar qeveritë siriane dhe irakiane kundër terroristëve dhe këshilltarët ushtarakë të Iranit (mbrojtësit e tempujve) nuk kishin bërë sakrifica, rrugët e Iranit tani ishin jo të sigurta. Ai gjithashtu bëri thirrje për t'u kushtuar vëmendje fuqizimit të ekonomisë kombëtare, duke vënë në dukje se kjo ka një rol kyç në rezistimin e presioneve të huaja. Larixhani bëri thirrje për rritjen e unitetit kombëtar dhe paralajmëroi kundër çdo mosmarrëveshje.