Khoshro: Terrorizmi ka rrënjë në ndërhyrjen ushtarake të huaj në rajon
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se ndërhyrja ushtarake e huaj është faktori më i rëndësishëm që shkaktoi ekstremizmin e dhunshëm ose terrorizmin në rajonin e Azisë Perëndimore.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Gholamali Khoshru, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, në një intervistë me kanalin televiziv Press Tv, deklaroi: "Ndërhyrjet ushtarake të huaja në Afganistan, Irak dhe Siri janë bërë me pretekst të vendosjes së qetësisë, sigurisë dhe stabilitetit, mirëpo rezultati i këtyre ndërhyrjeve ishte ekstremizmi i dhunshëm. Nga mesi i sekularizmit ekstremist dhe fundamentalizmit ekstremist në botën islame, vetëm demokracia islame ose islami demokratik është rrugëzgjidhja e vetme për krizat në rajon. Shtetet të cilat kanë krijuar grupin terrorist ISIS, nuk mund të krijojnë koalicion për të luftuar kundër këtij grupi terrorist, për arsye se lufta e tyre si e Amerikës dhe e Arabisë Saudite kundër ISIS është vetëm formale dhe sipërfaqësore. Irani është faktor i stabilitetit në rajon, mirëpo Arabia Saudite ka luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e grupeve terroriste si Taleban, Al Kaida dhe ISIS, prandaj veprimet e Riadit janë destruktive. Deklaratat e Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të fronit mbretëror dhe ministrit të mbrojtjes së Arabisë Saudite, ishin mbështetje e hapur ndaj terrorizmit dhe treguan se çdo veprim që bëhet në emër të vehabizmit në botë, ka rrënjë në Arabinë Saudite",- Gholamali Khoshru, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB.