Kapet një anije peshkimi saudite në ujërat territoriale të Iranit
Drejtori i përgjithshëm i zyrës së kufijve në ministrinë e brendshme të Iranit tha se forcat e Gardës Revolucionare Sepah kanë kapur një anije peshkimi të Arabisë Saudite në gjirin Persik, pasi kjo anije ishte futur 4 milje brenda vijës kufitare të Iranit.
Maxhid Agababai, vuri në dukje se anija me ekuipazh prej 4 personash është kapur në afërsi të ishullit Persia në gjirin Persik, pasi kishe kaluar 4 milje kufirin iranian. Anija u kap nga garda revolucionare dhe është dërguar në komandën e rojeve bregdetare për procedurat e mëtejshme. 4 peshkatarët sauditë janë arrestuar dhe ndaj tyre po nisin hetimet përkatëse. Drejtori i zyrës së kufijve në ministrinë e brendshme të Iranit tha se kapja e kësaj anijeje tregon për gatishmërinë e forcave të Republikës Islamike të Iranit për të ruajtur kufijtë. Forcat iranianet duke respektuar fqinjët në gjirin Persik në asnjë mënyrë nuk lejojnë tejkalimin e kufijve të Iranit dhe ndaj agresorëve do të marrin masat sipas protokolleve ndërkombëtare dhe të drejtave të lundrimit.