Atletët iranianë vazhdojnë sukseset në kampionatin aziatik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54984-atletët_iranianë_vazhdojnë_sukseset_në_kampionatin_aziatik
Ekipi përfaqësues i Iranit në kampionatin e atletikës të Azisë në Indi fitoi medaljen e artë duke fituar titullin e kampionatit prej 3.000 metrash.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2017 05:16 Europe/Tirane
  • Atletët iranianë vazhdojnë sukseset në kampionatin aziatik

Ekipi përfaqësues i Iranit në kampionatin e atletikës të Azisë në Indi fitoi medaljen e artë duke fituar titullin e kampionatit prej 3.000 metrash.

Sipas IRNA, Hussein Keihani të shtunën zhvilloi 3,000 metra me pengesë në 8 minuta e 43 sekonda e 82 të qindtat e sekondës dhe përfundoi garën i pari duke marrë medalje ari. Pas Keihani, Yasser Salem i Katarit dhe Ali Ahmed i Arabisë Saudite qëndruan në vendet e dyta dhe të treta, duke fituar medalje argjendi dhe bronzi. Më parë në kampionatin aziatik, medalje ari kanë marrë Ehsan Haddadi, Ali Samari dhe Hasan Taftian ndërsa Nina Muslem ka fituar medalje bronzi. Kampionati i 22-të i atletikës së Azisë filloi të enjten në Odisha të Indisë dhe përfundon të dielën.