Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë të martën në Teheran
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë të martën do të shkojë për një vizitë në Teheran për tu takuar dhe biseduar me zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Andrei Ganenko, funksionarë për informim i ambasadës së Rusisë në Teheran, të dielën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë se Sergei Riabkov, Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të martën në krye të një delegacioni politik do të zhvillojë një vizitë njëditore në Teheran dhe do të takohet me Abasa Erakçi, zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit, me të cilin do të bisedojë rreth procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe rreth negociatave të ardhshme në lidhje me këtë çështje.