Ministri i mbrojtjes i Iranit uron çlirimin e plotë të Mosulit
Ministri iranian i mbrojtjes, gjeneral brigade Hosein Dehkan ka përgëzuar çlirimin e plotë të qytetit Mosul në Irak nga pushtimi i terroristëve të ISIS.
Dehkan dërgoi dy mesazhe të ndara të dielën për z. Hadi Ameri, komandant i lartë i forcave vullnetare të Irakut, të njohura si Hashd Al Sha'abi dhe për ministrin irakian të mbrojtjes, z. Erfan Mahmud Al Hajali. Në mesazhin e tij për Ameri, ministri i mbrojtjes i RII tha se çlirimi i plotë i qytetit historik të Mosulit nga kontrolli i grupit terrorist ISIS, solli lumturi për të gjithë mbështetësit e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Irak, veçanërisht për popullin, qeverinë dhe forcat e armatosura irakiane. Ishte e pamundur të arriheshin fitoret e tilla në Irak, pa sinqeritetin, trimërinë dhe përkushtimin e forcave vullnetare nën udhëheqjen e klerikëve më të lartë shiitë dhe komandantëve të guximshëm të vendit, shtoi ai. Ministri iranian i mbrojtjes gjithashtu uroi edhe z. Hajali dhe qeverinë, popullin dhe forcat e armatosura irakiane.