Teherani feston çlirimin e Mosulit
Të martën pasdite në Teheran u organizua manifestimi për kremtimin e fitores së forcave irakiane kundër terroristëve të ISIS dhe çlirimit të qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.
Një numër i madh i irakianëve me qëndrim në Iran dhe funksionarët e ambasadës së Irakut në Teheran kanë marrë pjesë në këtë manifestim. Vdekja e grupit terrorist ISIS në qytetin strategjik Mosul u shpall të hënën në mbrëmje dhe Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, ka vizituar lagjet e pjesës së vjetër të qytetit Mosul dhe deklaroi: "Amerika nuk kishte rol themelor në operacionet për çlirimin e Mosulit". Me këtë rast funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit kanë urua popullin dhe qeverinë irakiane për çlirimin e qytetit Mosul.