Bisedimet e ministrit të jashtëm të Omanit në Teheran
Ministri i punëve të jashtme të Omanit gjatë vizitës së tij në Teheran u takua me presidentin dhe me ministrin e punëve të jashtme të Iranit.
Jusef Alavi, ministri i punëve të jashtme të Omanit, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Teheran, sot (të mërkurën) u takua me Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit dhe me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, me të cilët ka biseduar në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme dhe gjithashtu në lidhje me zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare. Bisedimet rreth krizave të rajonit të Lindjes së Mesme sidomos kriza në Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik mes Katarit dhe katër vendeve të tjera arabe, ishte temë tjetër e bisedimeve të ministrit të punëve të jashtme të Omanit në Teheran.