Bisedimet e ambasadorit të Iranit në Doha me funksionarët e Katarit
Ambasadori i Iranit në Katar u takua dhe bisedoi me kryeministrin dhe me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit.
Muhamed Ali Sobhani, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, të enjten në Doha u takua me Sheik Abdullah bin Naser bin Khalife Ale Thani, kryeministrin e Katarit, me të cilin bisedoi për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në lidhje zhvillimet rajonale. Ambasadori i Iranit në Doha gjithashtu zhvilloi një takim edhe me Hasan Al-Hamadi, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, me të cilin bisedoi në lidhje zhvillimet më të fundit rreth krizës së Katarit dhe rreth çështjeve të tjera me interes të përbashkët. Ai gjatë këtyre takimeve përsëriti qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me zgjidhjen e krizës mes vendeve të Gjirit Persik nëpërmjet negociatave.