Zarif arrin në Nju Jork
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif mbërriti të enjten pasdite në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin vjetor të OKB-së.
Sipas IRNA, Abas Eragçi dhe Maxhid Takht Revançi shoqërojnë ministrin e jashtëm të Iranit. Zarif do të takohet me mendimtarë politikë, kulturorë dhe dijetarë të vendeve të ndryshme gjatë vizitës së tij në Nju Jork dhe në kuadër të takimit të OKB. Ministri i Jashtëm iranian në një takim me gazetarët, pritet të përshkruajë objektivat dhe detajet e udhëtimit e tij. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, shefi i diplomacisë iraniane Zarif, përveç disa intervistave televizive, të hënën ka planifikuar të zhvillojë një takim me anëtarët e Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi çështje të ndryshme politike dhe ndërkombëtare.