Presidenti i RII z. Hasan Ruhani uron Ditën Kombëtare të Francës
Korrik 14, 2017 14:26 Europe/Tirane
Presidenti iranian dr. Hasan Ruhani në një mesazh uroi të premten Ditën Kombëtare të Francës (Ditën e Bastilles).
Në mesazhin e tij drejtuar homologut të tij francez Emmanuel Macron, Ruhani përgëzoi qeverinë dhe popullin e Francës me rastin e Ditës Kombëtare të këtij vendi dhe shprehu shpresën se marrëdhëniet Teheran-Paris do të zgjerohen në nivel të përbashkët, rajonal dhe ndërkombëtar. Presidenti iranian z. Hasan Ruhani bëri thirrje gjithashtu për zgjerimin dhe rritjen e lidhjeve të ndërsjella në fusha të ndryshme. Ai gjithashtu i ka dëshiruar prosperitet qeverisë dhe kombit francez.
Tags