Zarif takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55580-zarif_takohet_me_sekretarin_e_përgjithshëm_të_okb
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të hënën është takuar me Antonio Gutterres, sekretarin e përgjithshëm të OKB, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe zhvillimeve globale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 18, 2017 08:43 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të hënën është takuar me Antonio Gutterres, sekretarin e përgjithshëm të OKB, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe zhvillimeve globale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Zarif i cili që nga e premtja ka shkuar në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB, gjatë punimeve të këtij takimi ka zhvilluar disa takime dypalëshe me funksionarët e OKB dhe të vendeve të tjera të botës. Z. Zarif gjatë kësaj vizite në Nju Jork shoqërohet nga Sejed Abas Erakçi dhe Maxhid  Takhtravançi, zv/ministra të punëve të jashtme të Iranit. Z. Zarif gjatë qëndrimit në Nju Jork ka mbajtur edhe një fjalim në qendrën hulumtuese të Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme të Amerikës.