Irani dhe Katari theksojnë mbi forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike
Në takimit e përbashkët të disa tregtarëve iranianë dhe katariot, është theksuar mbi forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve.
Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, ky takim është zhvilluar dje (e mërkurë) në margjinat e vizitës së një delegacioni tregtar iranianë nën udhëheqjen e Moxhteba Khosro Taxh, zv/ministër i industrisë dhe minierave i RII në Katar. Zv/ministri iranian i industrisë dhe minierave ka thënë se kompanitë iraniane janë të gatshme që të eksportojnë prodhimet e tyre në tregun e Katarit dhe të nënshkruajnë marrëveshje me kompanitë katariote. Po ashtu edhe tregtarët katariotë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të forcuar marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me RII.