Volejbolli iranian ndër 4 ekipet më të mira në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55900-volejbolli_iranian_ndër_4_ekipet_më_të_mira_në_botë
Ekipi kombëtar iranian i volejbollit në rërë ka arritur në fazën gjysmë finale të kampionatit botëror të volejbollit në rërë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2017 03:34 Europe/Tirane
  • Volejbolli iranian ndër 4 ekipet më të mira në botë

Ekipi kombëtar iranian i volejbollit në rërë ka arritur në fazën gjysmë finale të kampionatit botëror të volejbollit në rërë.

Në ndeshjen e zhvilluar dje, ekipi kombëtar i Iranit fitoi kundrejt Spanjës me rezultatin 2 me 1 dhe për herë të parë është renditur ndër 4 ekipet më të mira të botës. Në kampionatin botëror që zhvillohet në Marok, marrin pjesë 16 ekipe. Kampionati ka nisur prej së premtes me eliminimin e çdo ekipi që humbet një ndeshje. Sot ekipi kombëtar i Iranit do të ndeshet me ekipin e Marokut për të kaluar në fazën finale.