Xhaberi Ansari takohet me ministrin e jashtëm të Irakut
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe ministri i punëve të jashtme të Irakut kanë zhvilluar një takim në Bagdad ku kanë diskutuar zhvillimet e rajonit të Lindjes së Mesme, sidomos marrëdhëniet mes të dy vendeve në sfera politike, ekonomike dhe gjithashtu luftën kundër terrorizmit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Husejn Xhaberi Ansari të shtunën pasdite arriti në Bagdad për tu takuar dhe biseduar me funksionarët irakianë dhe në takimin e parë të vizitës së tij në Irak, zhvilloi një takim dhe bisedoi me Ibrahim Xhafari, ministrin e punëve të jashtme të Irakut. Z. Ibrahim Xhafari në këtë takim popullin e Iranit e konsideroi vëlla të popullit irakian dhe vlerësoi lartë mbështetjet e pandërprera të Republikës Islamike të Iranit ndaj popullit irakian në fusha të ndryshme sidomos në luftën kundër terrorizmit. Ibrahim Xhafari gjithashtu kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Nga ana e tij, z. Xhaberi Ansari në këtë takim theksoi forcimin e marrëdhënieve mes qeverive të të dy vendeve dhe deklaroi gatishmërinë e Iranit për çfarëdo lloj mbështetje ndaj Irakut. Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit para kësaj ka zhvilluar një vizitë në Siri për të marrë pjesë në takimin e pestë të komitetit të përbashkët politik të Iranit dhe Sirisë për të shqyrtuar zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe bashkëpunimet dypalëshe mes Teheranit dhe Damaskut.