Ekipi iranian i volejbollit zë vendin e tretë
Korrik 24, 2017 03:34 Europe/Tirane
Ekipi iranian i volejbollit në renditjen totale të kampionatit botëror të volejbollit në rërë që u zhvillua në Marok, zuri vendin e tretë.
Në ndeshjen e zhvilluar dje, ekipi iranian mundi ekipin e vendit organizator me rezultatin 2 me 1 dhe mori medalje bronzi duke zënë vendin e tretë.
Në setin e parë ekipi iranian u mund me rezultatin 21 me 19 ndërsa në setet e tjera fitoi me rezultatin 21 me 19 dhe 16 me 14. Kampionati botëror i volejbollit në rërë u mbajt në qytetin Agadir të Marokut. Nga Maroku ekipi iranian është nisur drejt Austrisë për të marrë pjesë në turneun e volejbollit të burrave në botë.
Tags