Presidenti iranian uron ditën kombëtare të Belgjikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh urimi dërguar për mbretin e Belgjikës, ka uruar ditën kombëtare të këtij vendi për qeverinë dhe popullin e Belgjikës.
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele me anë të një mesazhi dërguar Filipit, mbretit të Belgjikës, i ka uruar qeverisë dhe popullit belg ditën kombëtare dhe gjithashtu i uroi sukses mbretit të këtij vendi. Vlen të theksohet se më 21 korrik ishte dita kombëtare e Belgjikës. Populli i Belgjikës në tetor të vitit 1830, shpalli pavarësinë e tij nga Holanda dhe më 21 korrik 1831 ishte dita e zyrtarizimit të mbretërisë së mbretit Leopoldi i Parë dhe kjo ditë është e emëruar dita kombëtare e Belgjikës.