Larixhani: Shteti i Irakut duhet të mbrojë tërësinë e vet territorial
Kryetari i parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se shteti i Irakut duhet të mbrojë tërësinë territoriale të tij në mënyrë që në të ardhëm, Iraku të jetë një vend i fuqishëm, i sigurt dhe demokratik në rajonin e Lindjes së Mesme.
Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të dielën pasdite në takim me Erfan Al-Hijali, ministrin e mbrojtjes së Irakut, tha: "Iraku ka një pozitë të vlefshme në rajonin e Lindjes së Mesme, sepse ky vend ka edhe popullsi të madhe edhe kushte dhe resurse të shumta natyrore, prandaj duhet të shfrytëzojë në masë më të madhe këto rezerve të çmuara. Solidariteti dhe uniteti mes popullit dhe forcave të armatosura të Irakut do të krijojë një potencial të mirë për Irakun, sepse disa vende synojnë të krijojnë përçarje brenda në Irak dhe po paraqesin vazhdimisht çështjen e ndarjes territoriale të Irakut. Republika Islamike e Iranit edhe në të ardhmen do të qëndrojë përkrah popullit dhe qeverisë së Irakut dhe do ta mbështesë unitetin dhe bashkimin mes të gjitha grupeve etnike dhe fetare në këtë vend". Nga ana e tij gjeneral Erfan Al-Hijali, ministri i mbrojtjes së Irakut, në këtë takim, deklaroi: "Populli dhe qeveria e Irakut kurrë nuk do ta harrojë ndihmën dhe mbështetjen e atyre që kanë mbështetur këtë vend në luftën kundër terroristëve. Populli i Irakut nuk do të lejojë asnjë grup politik që të ndajë territorin e Irakut, sepse fitorja në luftën kundër terroristëve është rezultat i gjakut të derdhur në rrugën e mbrojtjes së unitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut".