“Siguria e Iranit dhe Afganistanit e pandashme”
Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit ka thënë se siguria e Republikës Islamike është "e ndërthurur dhe e pandashme" nga ajo e Afganistanit, duke theksuar nevojën për më shumë konsultime dypalëshe dhe shkëmbimin e përvojave për të luftuar shkaqet e pasigurisë.
"Parandalimi i shfaqjes dhe i përhapjes së grupeve terroriste takfiriste kërkon masa koherente dhe të koordinuara nga të gjitha vendet fqinje" tha në një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Afganistanit Mohamed Hanif Atmar në Teheran të hënën, sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit z.Ali Shamkhani. Ai shprehu shqetësim lidhur me vazhdimin e ndihmës financiare, të armëve dhe të inteligjencës të ofruar nga disa vende reaksionare në rajon ndaj grupeve terroriste nën maskën e themelimit të shkollave fetare dhe institucioneve sociale. Shamkhani shtoi se lëvizje të tilla nga shtetet reaksionare do të rrisnin pasigurinë, si dhe fraksionet dhe sektet fetare dhe do të dobësonin përpjekjet e qeverisë afgane për zhvillimin e vendit. Atmar, nga ana e tij, tha se Irani kishte luajtur një rol konstruktiv në krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar në Afganistan, duke shtuar se Teherani dhe Kabuli duhet të mbajnë më shumë negociata për mënyrat e forcimit të qeverisë afgane.