Kazi Asgeri: Kushtet për Haxhin obligativ këtë vit kanë ndryshuar
(last modified Tue, 25 Jul 2017 06:43:43 GMT )
Korrik 25, 2017 08:43 Europe/Tirane
  • Kazi Asgeri: Kushtet për Haxhin obligativ këtë vit kanë ndryshuar

Përfaqësuesi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për çështje të Haxhit dhe përgjegjësi për organizimin e Haxhit për myslimanët iranianë, deklaroi se me moton se Haxhi është i ndarë nga marrëdhëniet politike mes Iranit dhe Arabisë Saudite, është arritur të krijohen kushtet për dërgimin e haxhinjve iranianë në Haxhin obligativ.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khoxhetul-islam Sejed Ali Kazi Asgeri të hënën në mbrëmje në një takim me drejtuesit dhe organizatorët e Haxhit dhe me përfaqësuesit fetarë sunitë dhe shiitë në provincën Golesten në veri të Iranit, deklaroi: "Duke marrë parasysh ndërprerjen e marrëdhënieve politike mes Iranit dhe Arabisë Saudite, puna jonë për dërgimin e hxhinjve në ceremoninë e Haxhit është vështirësuar shumë, mirëpo nuk duhet të lejojmë se kjo çështje të krijojë shqetësime për vizitorët e Shtëpisë së Zotit. Marrëveshja e arritur mes palës iraniane dhe asaj saudite në lidhje me Haxhin, është e bazuar në këtë se haxhinjtë iranianë duhet të kryejnë ritualet përkatëse të ceremonisë së Haxhit pa krijuar ndjeshmëri dhe të dy vendet në këtë kuadër janë të obliguara të respektojnë marrëveshjen në fjalë". Ai gjithashtu duke kujtuar dy katastrofat e ndodhura në Masxhidul-Haram dhe në Mina, shtoi: "Duke marrë parasysh rrethanat aktuale, vizitorët e Shtëpisë së Zotit duhet të jenë të kujdesshëm sa i përket çështjeve të sigurisë dhe çështjeve politike, për arsye se armiku është duke kërkuar raste për të krijuar konflikt mes myslimanëve shiitë dhe sunitë".  

Tags