Vazhdon bashkëpunimi Iran-Rusi në sektorin e energjisë atomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56102-vazhdon_bashkëpunimi_iran_rusi_në_sektorin_e_energjisë_atomike
Kamalvandi: Irani dhe Rusia duke bashkëpunuar në sektorin e energjisë bërthamore, po mundohen të përshpejtojnë punën për realizimin e planeve ekzistuese dhe arritjen e rezultatit të duhur.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 26, 2017 04:41 Europe/Tirane
  • Vazhdon bashkëpunimi Iran-Rusi në sektorin e energjisë atomike

Kamalvandi: Irani dhe Rusia duke bashkëpunuar në sektorin e energjisë bërthamore, po mundohen të përshpejtojnë punën për realizimin e planeve ekzistuese dhe arritjen e rezultatit të duhur.

Kështu deklaroi Behruz Kamalvandi zëdhënës i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit(AEAI), i cili në fund të bisedimeve të tij me Aleksi Likacev kreu i kompanisë Rusatom tha: AEAI dhe kompania Rusatom, kryejnë konsulta periodike dhe në bisedime dypalëshe është shqyrtuar çështja e plotësimit të njësisë 1 të centralit të Bushehrit. Sa i përket ndërtimit të njësisë 2 dhe 3 të këtij centrali, zëdhënësi Kamalvandi tha: Zbatimi i projekteve vazhdon sipas afatit kohor të caktuar dhe sipas parashikimeve njësia dy do të përfundojë brenda 8 viteve ndërsa njësia 3 brenda 10 viteve të ardhshme. Zëdhënësi i AEAI, bashkëpunimin mes Iranit dhe Rusisë në kuadër të marrëveshjes bërthamore e cilësoi një bashkëpunim të mirë dhe shtoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes, bashkëpunimi bilateral Iran-Rusi është përmirësuar. Sa i përket bashkëpunimit Iran-Rusi në shkëmbimin e uraniumit të pasuruar, zëdhënësi Kamalvandi tha se me Rusinë ekziston bashkëpunim i mirë edhe në sektorin e izotopeve të qëndrueshme. Zëdhënësi i AEAI sa i përket masave të marra për garantimin e karburantit bërthamor të Iranit tha; Irani posedon ciklin prodhues të karburantit që përfshin gërmimet, kthimin dhe pasurimin e deri në prodhimin e karburantit të nevojshëm.