Ruhani: Irani nuk do të mbetet pa përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56116-ruhani_irani_nuk_do_të_mbetet_pa_përgjigje_ndaj_sanksioneve_të_shba
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani ka kundërshtuar miratimin e një projektligji nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për sanksione të reja kundër Iranit, duke thënë se Republika Islamike do të "japë patjetër" një përgjigje proporcionale ndaj kësaj lëvizjeje armiqësore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2017 15:04 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani nuk do të mbetet pa përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA

Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani ka kundërshtuar miratimin e një projektligji nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për sanksione të reja kundër Iranit, duke thënë se Republika Islamike do të "japë patjetër" një përgjigje proporcionale ndaj kësaj lëvizjeje armiqësore.

Duke folur gjatë takimit të kabinetit në Teheran të mërkurën, Ruhani tha se parlamenti iranian do të miratojë masa reciproke në përgjigje të sanksioneve të SHBA. "Edhe ne do të ndërmarrim çdo hap që e konsiderojmë të nevojshëm në përputhje me interesat e vendit tonë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë pa u kushtuar vëmendje sanksioneve dhe politikave të tyre (amerikanëve)", theksoi presidenti i RII. Populli iranian është i mësuar me "armiqësitë amerikane" dhe dinë mirë se si t'i kundërvihet atyre. Gjatë 40 viteve të fundit, iranianët u janë nënshtruar sanksioneve, presioneve dhe akuzave të rreme nga ana e politikanëve amerikanë dhe aparatit propagandistik, shtoi ai. SHBA nuk është vetëm armiqësore ndaj RII, por edhe ndaj rezistencës së Iranit, vuri në dukje Ruhani, duke theksuar se Uashingtoni nuk mund ta pranojë vendin si model për pavarësinë në rajon. Hasan Ruhani vuri në dukje se SHBA nuk ka alternativë tjetër përveçse të ndjekë paqen dhe të respektojë të drejtat e popullit iranian dhe Revolucionin Islamik. Ruhani tha se Republika Islamike e Iranit do të rrisë kapacitetet e saj të pavarura pavarësisht nga "këndvështrimet" e vendeve të tjera. "Ne do të vazhdojmë rrugën e përmirësimit të aftësive tona të mbrojtjes. Forcat tona të armatosura mbështeten nga populli i madh i Iranit", theksoi presidenti iranian.