Larixhani: Irani do t’i përgjigjet planit të fundit të miratuar nga Amerika
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Parlamenti Islamik i Iranit do t’i përgjigjet planit të fundit të miratuar nga amerikanët për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës të martën më 25 korrik në vazhdim të politikës armiqësore të Uashingtonit ndaj Teheranit, me 419 vota pro miratoi planin e plotë të sanksioneve kundër Iranit. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të mërkurën në mbrëmje deklaroi: “Irani ka potenciale të mira për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve të tilla të Amerikës dhe në kohë të duhur do t’i shfrytëzojë këto potenciale. Plani i miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës tregon se amerikanët këtë veprim e kanë bërë me nxitim dhe në mënyrë të nervozuar. Ky plan i miratuar më tepër ka aspekt propagandues, prandaj në Parlamentin e Iranit është përgatitur një plan adekuat për sabotimet e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore i cili po ndiqet në mënyrë serioze deri në miratimin e tij”,- shtoi ndër të tjera z. Ali Larixhani.