Gjermania thekson mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56180-gjermania_thekson_mbi_zbatimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Ambasadori i Gjermanisë në Iran, Michael Klor Berchtold, theksoi të enjten mbi zbatimin e plotë të Planit të Përbashkët të Veprimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2017 13:17 Europe/Tirane
  • Gjermania thekson mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore

Ambasadori i Gjermanisë në Iran, Michael Klor Berchtold, theksoi të enjten mbi zbatimin e plotë të Planit të Përbashkët të Veprimit.

Klor Berchtold i bëri këto deklarata në ceremoninë e inaugurimit të një termocentrali diellor në provincën juglindore Kerman. Ambasadori gjerman tha: "Zbatimi i plotë i Planit të Përbashkët të Veprimit do të rrisë besimin dhe do të ndihmojë promovimin e aktiviteteve të kompanive gjermane në Iran". Pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, kompanitë gjermane jo vetëm që kanë transferuar njohuri dhe teknologji, por gjithashtu kanë përcjellë njohuritë e makinerive të tyre në Iran, shtoi ai. Ambasadori gjerman bëri thirrje për thellimin e lidhjeve të ndërsjella mes dy vendeve dhe tha: "Eksporti gjerman në Iran përjetoi 50 për qind rritje dhe makineritë janë pjesë kryesore e mallrave të eksportuara".