Gjermania thekson mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore
Ambasadori i Gjermanisë në Iran, Michael Klor Berchtold, theksoi të enjten mbi zbatimin e plotë të Planit të Përbashkët të Veprimit.
Klor Berchtold i bëri këto deklarata në ceremoninë e inaugurimit të një termocentrali diellor në provincën juglindore Kerman. Ambasadori gjerman tha: "Zbatimi i plotë i Planit të Përbashkët të Veprimit do të rrisë besimin dhe do të ndihmojë promovimin e aktiviteteve të kompanive gjermane në Iran". Pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, kompanitë gjermane jo vetëm që kanë transferuar njohuri dhe teknologji, por gjithashtu kanë përcjellë njohuritë e makinerive të tyre në Iran, shtoi ai. Ambasadori gjerman bëri thirrje për thellimin e lidhjeve të ndërsjella mes dy vendeve dhe tha: "Eksporti gjerman në Iran përjetoi 50 për qind rritje dhe makineritë janë pjesë kryesore e mallrave të eksportuara".