Zarif: Irani vepron në përputhje me marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56234-zarif_irani_vepron_në_përputhje_me_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i Jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar plotësisht të gjitha angazhimet e dala nga marrëveshja historike bërthamore  e nënshkruar në mes Teheranit dhe G 5+1 në vitin 2015.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2017 16:29 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani vepron në përputhje me marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar plotësisht të gjitha angazhimet e dala nga marrëveshja historike bërthamore  e nënshkruar në mes Teheranit dhe G 5+1 në vitin 2015.

"Irani, ndryshe nga SHBA, e ka respektuar në mirëbesim tekstin dhe frymën e marrëveshjes bërthamore", tha Zarif faqen tij zyrtare në Twitter të premten. Ai vuri në dukje se "çdo fjalë" e marrëveshjes është negociuar me kujdes, duke shtuar se "Irani nuk do të zhvillojë raketa që janë projektuar për të qenë në gjendje të bartin mbushje bërthamore”.  Diplomati i lartë iranian theksoi se Irani nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë në favor të zhvillimit të armëve bërthamore.